Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit bartës i listës së VLEN në zonën 6 Bilall Kasami, sot bashkë me kandidatët për deputetë nga VLEN kanë vizituar fshatrat e komunës së Tearcës, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke ndarë me to pikat programore të Planit 2030 VLEN.
Kasami vizitoi Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën.
Përndryshe, VLEN në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit ka dalë fituese në komunën e Tearcës.