Gjykata Apelit në Gostivar gjatë ditës së premte ka kthyer në rigjykim rastin e Spitalit modular në Tetovë. TV21 mëson se gjatë ditës së premte lënda ka arritur në gjykatën e Tetovës, por rigjykimi i rastit ende nuk dihet se kur do të fillojë. Ne gjatë ditës së sotme kontaktuam me familjarët e personave të cilët humbën jetën në këtë rast tragjik. Ata shpresojnë se rasti do të zgjerohet dhe në bankën e të akuzuarve do të ulen përgjegjësit për djegien e spitalit.“Kam theksuar se ka edhe njerëz që nuk janë në bankën e të akuzuarve, po në këtë rast rigjykimin qëe bën apeli i Gostivarit mendoj se do të ketë drejtësi. Unë si Mumin, në seancën e Tetovës e kamë theksuar, ku është ministri i shëndetësisë, zv/ministri, ku është firma e ndërtimit Bako!? Ku është firma që e ka pas tenderin e rrymës që e ka vendos. Doli deklarata ose ekspertiza e Gjermanisë se nga kablloja vazhdues. Unë e kam thënë edhe në deklarata se nuk ka qenë rryma, kablloja vazhduese, defibilratori i zemrës, nuk ka qenë në kabllo vazhduese, por si të them në shteker (priza)”, pohoi Mumin Ismaili – familjar.“E pritëm shumë mirë se duam që të zbardhet rasti dhe të shohim cila është e vërteta. Besojmë se tash mund të ketë drejtësi. Kompania dhe spitali duhet të ketë përgjegjësi, se jo vetëm e ndërtojnë edhe të fusin njerëz brenda”, u shpreh Qanie Selmani – familjare.