Adnan Azizi nga Lëvizja BESA i ka komentuar në rrjetin social Facebook deklarimet e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ku pretendon se marrëveshje për përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime dhe marrjen e dy deputetëve të BDI-së janë bërë në “Podrume të kuqe”.
Azizi i ka komentuar këto cilësime të Ahmetit si mungesë e fuqisë të Frontit Evropian për tu ballafaquar me realitetin. “Shumë keq kur të harxhohet karburanti edhe mbetesh në të kuqe” ka shkruar Azizi
Ai më tej komentuar se frika e Ahmetit është se do të përfundon në Listë të Zezë. “Të humb orientimi edhe flet veç për telefona të kuq, podrume të kuqe e në fund përfundon në listë të zezë!
Të ishit të pastër do të flisnit më qartë, por aq qënkeni përlyer saqë e hupët kontrollën!” ka shkruar Azizi.
VIDEO NE YOUTUBE ku Ahmeti flet për “Podrumet e kuqe”