Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, sonte kishte tubim në Gostivar. Kandidati i VLEN-it, për president, Arben Taravari tha se fitoret në këtë qytet renditen që nga vitit 2016 një pas një..
Ne tash jemi radhitë si opozitë e bashkuar shqiptare. Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm. Se më thonë se m’ke premtu 7000 mijë vota diferencë, prandaj të punojmë këto ditë së bashku dhe ta sjellim fitoren e madhe”, deklaroi Arben Taravari.
Taravari tha se më 24 prill të jetë fitorja e parë ndërsa fitorja të vuloset më 8 maj.