Aktorja e filmave për të rritur dhe njëherësh modelja e njohur, Sophia Leone u gjet e vdekur më 1 mars të vitit 2024, në shtëpinë e saj në Albuquerque (New Mexico).
Vdekja e aktores 26-vjeçare nisi të hetohej fillimisht me dyshimin për një vrasje të mundshme ose grabitje që mund të ketë çuar deri në fatalitetin e saj, ndonëse detaje të reja për vdekjen e saj u bënë të ditura në SHBA, shkruan Marca.
Kur policia gjeti trupin e aktores në apartamentin e saj, nëna e saj i njoftoi se nuk kishte dëgjuar nga Sophia për më shumë se 24 orë, dhe se ishte në dijeni të mendimeve për vetëvrasje dhe gjithashtu e dinte se ajo konsumonte pije alkoolike.
Policia, që një ekip ekspertësh për hetim të vrasjes në vendin e incidentit, është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së aktore dhe e ka cilësuar atë një “vdekje të dyshimtë” pavarësisht se ka përjashtuar vrasjen.