Vazhdon vandalizimi i billbordeve të kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani, në vendet me shumicë maqedonase.
Dje në Autokomandë, ndërsa sot në Strumicë është njollosur me ngjyrë të kuqe portreti i Osmanit në billbord.
Osmani në paraqitjet e fundit ka kritikuar qarqet nacionaliste në vend, të cilët kërkojnë 61 deputetë për të përjashtuar shqiptarët nga ekzekutivi.