Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut.
Fresh Info, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani.
Siç mund të shihet, në vitin 1999 ka pasur jehonë më të madhe të votuesve në të dy rrethet zgjedhore.
Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur ishte Kiro Gligorov, i zgjedhur me votim të fshehtë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 janar të vitit 1991, me 114 vota deputetësh „PRO“. Të gjitha zgjedhjet vijuese për president më pas u zhvilluan në zgjedhje të përgjithshme.
Në zgjedhjet e para të tilla në vitin 1994, presidenti i atëhershëm Gligorov e fitoi mandatin e tij të dytë të njëpasnjëshëm. Gligorovi është i vetmi deri tani i cili arriti të fitojë në rrethin e parë zgjedhor.
Në zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta në vitin 1999 në garën presidenciale hynë gjashtë kandidatë, ndërsa fitoren në rrethin e dytë e korri kandidati i VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski. Ai detyrën e presidentit e kreu deri në vdekjen e tij tragjike në vitin 2004.
Në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në vitin 2004, për president të tretë i Republikës së Maqedonisë u zgjodh kandidati i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Në zgjedhjet e katërta presidenciale në vitin 2009, Gjorgje Ivanov e fitoi mandatin e tij të parë, ndërsa mandatin e tij të dytë e siguroi në zgjedhjet në vitin 2014 kur në rrethin e dytë e fitoi presidentin aktual Stevo Pendarovski.
Presidenti aktual i Republikës, Stevo Pendarovski, në përpjekjen e tij ty dytë arriti ta fitojë vendin në kabinetin presidencial pas fitores në dy rrethet zgjedhore në zgjedhjet e gjashta presidenciale të vitit 2019. Në garën presidenciale në vitin 2019 morën pjesë tre kandidatë: Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së me mbështetjen e BDI-së, Gordana Siljanovska
Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, dhe Blerim Reka i cili garoi si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA.
Në rrethin e parë zgjedhor më 21 prill të vitit 2019, të drejtën e votës e shfrytëzuan 753.556 qytetarë, gjegjësisht 41,68% të votuesve të regjistruar. Pas numërimit të votave, Pendarovski mori 42,81% të votave, gjegjësisht 322.581, Siljanovska Davkova mori 318.341 që është 42,25% e votave dhe kandidati Blerim Reka me 79.888, gjegjësisht 10,60% nga numri i përgjithshëm i votave. Në votimet në rrethin e dytë i cili u mbajt më 5 maj 2019 garuan kandidatët e mbështetur nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
Fitues i zgjedhjeve në rrethin e dytë ishte presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili kishte 51,65% (435.656 vota), ndërsa kundërkandidatja e tij, Gordana Siljanovska Davkova kishte 44,75% (377,446 vota). Dalja e qytetarëve në rrethin e dytë zgjedhor ishte 46,65%, gjegjësisht 843.508 votues.