Nga MPB informojnë se pasditen e djeshme në Gazi Babë të Shkupit, në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur 23-vjeçari V.M. nga Shkupi.
“Me datë 25.04.2024 në ora 17:10 në SPB-Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij i V.M (23) nga Shkupi, ndërsa nga mjeku i Urgjencës është konfirmuar vdekjen e tij pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga SPB-Shkup dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.